Arabia Saudite vijon të përndjek Allegrin me miliona euro në tavolinë, oferta e fundit ishte një kontratë 3-vjeçare dhe 30 milionë euro në sezon, një ofertë e padëgjuar për një trajner, por as këto shifra nuk kanë bindur Max Allegrin të largohet nga Juventus. Ky refuzim merr edhe më shumë vlera duke parë situatën ku ndodhet “Zonja e Vjetër”, në krizë financiare, jashtë pjesës së rëndësishme në Evropë dhe me një të ardhme jo shumë të qartë:

Corriere
Corriere

“Juve, besnikëri e lartë”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë, duke shtuar se Allegri ka refuzuar ofertën e sheikëve. Allegri mendon vetëm për bardhezinjtë, në skemën e tij 3-5-2 do të mbështet tek Weah dhe Kostic, shton e përditshmja italiane. Torinezët do të përpiqen të ri ngrihen me Adrien Rabiot, pasi kanë marrë një miratim nga francezi, ndërsa Pogba do të rikthehet më shpejt nga pushimet. Nga ankth për Bremer pasi pëlqehet nga ekipi si Tottenham, City dhe Chelsea.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: