Mauro Icardi është një emër që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit, ky nuk është më një sekret. E provuan një sezon më parë e sigurt është se do ta prvojnë sërish. Inter dhe Icardi pritet të shkojnë drejtë një divorci të sigurt në fund të sezonit, në këtë pikë në skenë del dhe një herë Zonja e Vjetër. Sipas mediave italiane, Fabio Paratici, drejtori Sportiv i Juves dhe Pier Ausilo drejtori i Interit janë takuar në Londër për të ndjekur sfidën e Champions League, Tottenham-Ajax, temë diskutimi ndërmjet tyre ka qenë dhe sulmuesi argjentinas.

Nga pikëpamja ekonomike termat mbeten të njëjtë, Icardi vlen 80 milion euro ndërsa për bardhezitë jo më shumë se 60 milion. Sipas Corriere dello Sport, përcaktus në këtë tratative pritet të jetë Dybala. Më sa duket asgjë nuk ka ndryshuar, emrat mbetën të njëjtë, shuma mbetet e njëjtë, pra ndërmjet dy klubeve ekziston një negaciatë për të venë në jetë një lëvizje që pritet të trazojë jo pak ambientin sportiv në Itali.

Për këtë takim ndërmjet palëve nuk mund të flitet për asgjë të sigurt për sa kohë i pranishëm nuk ishte Beppe Marotta. Gjithashtu një tjetër detaj që pritet të jetë përcaktues ka të bëjë me të ardhmen e Spallettit, nëse ai qëndron tek Interi, largimi i Icardit është çështje kohe, diskutimi mund të ndryshojë në varësi të trajnerit të ri.
(BalkanWeb)
