Në shtëpinë e Juves kanë një plan low cost për Alvaro Morata. Pas dy viteve në formë huazimi, që i kanë kushtuar “Zonjës së Vjetër” 10 milionë euro në sezon, drejtuesit e bardhezinjve janë tashmë të detyruar të blejnë përfundimisht kartonin e spanjollit ose ta lënë të lirë të rikthehet tek Atletico Madrid, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Morata
Morata

Sipas Corriere dello Sport, Juventus do ti kërkojë Atleticos një skonto të vogël për të blerë përfundimisht kartonin e Morata. Në kontratë, Juve duhet të paguaj 35 milionë euro, por kjo shifër për momentin është e pamundur. Bardhezinjtë janë të gatshëm ti ofrojnë Atletico Madrid 15 milionë euro për kartonin e Morata, duke ia kaluar në këtë mënyrën topin klubit spanjoll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb