Juve reagon, por jo plotësisht, me “Zonjën e Vjetër” që del me një pikë nga sfida përballë Rennes. Ekipi i Spalletti-t nuk shkoi më shumë se një “X” 2-2, por në Europa League mbeten në pozita komode me 7 pikë në 3 ndeshje.
Në “Stadium”, Juves i mjaftuan 5 minuta lojë për të kaluar në avantazh, me Celik që konvertoi në gol assistin e Woltemade. Francezët reaguan fuqishëm duke përmbysur rezultatin brenda pjesës së parë. Tamari barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 15-të, ndërsa në të 43-të, Dia u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fraksionin e dytë, ishte Woltemade që barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 67-të, me sulmuesin gjerman që konvertoi në gol një penallti. Juve tentoi deri në fund të gjente golin e avantazhit, e bënë diçka të tillë në minutën e 88-të, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje të Nico Gonazalez.
I kënaqur, por jo plotësisht, u shfaq trajneri Spalletti pas barazimit 2-2 përballë Rennes: “Jam i kënaqur me sjelljen që shfaqi ekipi, nuk ishte e lehtë në këto momente. Sigurisht, nuk bëmë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, madje mund të kishim bërë diçka më shumë në dy golat e pësuar. Nuk e kuptova golin e anuluar, u ndjeva keq kur e pashë në dhomat e zhveshjes”, u shpreh Spalletti.
