Në “Juventus Stadium”, bardhezinjtë realizojnë një rikthim spektakolar, duke u rikthyer pas dy gola disavantazh dhe duke barazuar në minutën e 96-të me Kalulu.
Sfida e së dielës në mbrëmje në Serie A rezultoi të ishte spektakolare. Lazio e zhbllokoi takimin në fund të pjesës së parë me Pedro-n, që përfitoi nga një gabim në mesfushë. Fillimi i pjesës së dytë ishte ideal për miqtë, të cilët dyfishuan shpejt me Isaksen-in pas një aksioni të shpejtë ofensiv.
Juventusi reagoi menjëherë, rriti presionin dhe rihapi ndeshjen në minutën e 59-të me McKennie-n, pas një goditjeje me kokë. Nga ai moment, loja u zhvillua pothuajse e gjitha në gjysmëfushën e Lazios, me bardhezinjtë që kërkuan me ngulm barazimin.
Në minutat e fundit Lazio u mbrojt me shumë lojtarë, ndërsa Juventusi krijoi disa raste të rrezikshme. Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, në minutën e 96-të, Kalulu shfrytëzoi një harkim të saktë nga krahu majtë dhe me kokës shënoi golin e barazimit, duke shpërthyer stadiumin në festë.
Juventusi fiton një pikë të rëndësishme që e mban në zonën Champions, ndërsa Lazio largohet nga Torino me zhgënjim, pas një ndeshjeje të fortë, por të humbur në minutat e fundit.
Në fund të ndeshjes, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti, u shfaq i kënaqur me barazimin e marrë:
“Goli i pësuar pas një gabimi tonin? Ndoshta është faji i kërkesave që u bëjmë lojtarëve. Unë gjithmonë kam kërkuar që të luhet me topin Duhet të dalim gjithmonë nga prapavija, edhe nën presion, për të ngritur nivelin e lojës dhe cilësinë e futbollit.
Ne marrim me vete paraqitjen e skuadrës. Kur duhet të përmbysësh rezultatin, nuk duhet ta kthesh gjithçka në frenezí, por thjesht të rrisësh shpejtësinë. Në vend të kësaj, ne krijuam konfuzion.”
