Juventus përshpejton në orët e fundit të merkatos dhe siguron shërbimet e Nick Woltemade. Sulmuesi gjerman, 24 vjeç, transferohet nga Newcastle në Torino në huazim për një sezon, për rreth 5 milionë euro.

Woltemade pritet të mbërrijë në Torino për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë, ndërsa Juventusi do të mbulojë edhe pagën e tij prej rreth 4.4 milionë eurosh.

Marrëveshja u bë e mundur pas largimit të Jonathan David drejt Atletico Madridit. Kanadezi kalon në Spanjë në huazim, me të drejtë blerjeje për rreth 25 milionë euro.

Woltemade ka bindur edhe pas kontakteve direkte me Luciano Spallettin dhe shihet si një tjetër alternativë e rëndësishme për sulmin, pas Kolo Muanit.

Gjermani vjen në Torino me pritshmëri të mëdha. Me 1.98 metra gjatësi dhe një profil teknik interesant, ai pritet t’i japë më shumë forcë dhe alternativa repartit ofensiv të Juventusit.

Tashmë, Spalletti ka në dispozicion dy sulmues të rinj, me misionin për t’i rikthyer në nivelet më të larta: Kolo Muani dhe Nick Woltemade.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb