2 pikë në 4 ndeshjet e fundit vendosën jo pak në siklet “Zonjën e Vjetër”, por Juventus rikthehet të fitojë pikërisht atëherë kur duhet, thyen Fioren 1-0 duke përforcuar pozitat e tyre në zonën Champions. Fiore ishte një tabu për Vlahovic, dhe e tillë do të mbetet, pasi sulmuesi serb nuk arriti as këtë herë t’i shënonte, në fakt e bëri diçka të tillë, arriti të dërgojë dy herë topin në rrjetë, por në të dy rastet VAR i anuloi për pozicion jashtë loje.

Më në fund, pas disa tentativave, Gatti dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Juven në avantazh. Jo vetëm Vlahovic, VAR i anuloi një gol edhe MaKennie. Në pjesën e dytë, Fiorentina ishte më superiore, duke ushtruar presion në zonën e Juves, madje torinezët ishin dhe me fat, si në minutën e 74-të ku u desh një mrekulli e Szczesny-it për të mbajtur portën të paprekur. Fal këtij suksesi, Juve qëndron në vendin e tretë, plus katër pikë në raport me Bologna-n:

Allegri
Allegri

“Kemi bërë 62 pikë deri tani, janë pikët që kemi merituar, por për të siguruar Champions League duhet të qëndrojmë të qetë. Po zhvillojmë një kampionat të mirë, po bëjmë gjithçka për t’u përmirësuar. Këto tre pikë janë të rëndësishme”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb