E ardhmja e Alvaro Morata ndryshon sërish, nga një i larguar i sigurt, spanjolli mund të qëndrojë në Torino. Transferimi i Vlahovic ka ndryshuar balancat në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” pasi me serbin në formacion edhe Morata duket se ka gjetur vendin e tij.

Edhe në sfidën e parë, atë kundër Verona, u pa qartë se të dy lojtarët lidheshin mirë ndërmjet tyre, kishin një kimi, për këtë arsye, drejtuesit e Juves do ti kërkojnë Atletico Madrid në fund të sezonit një skonto të vogël në lidhje me vlerën e tij të kartonit.

Morata kushton 35 milionë euro, Juve është e gatshme të investojë 20-25 milionë euro, për të blerë kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb