Juventusi merr fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke mposhtur Parmën me rezultatin 2-0 dhe duke u ngjitur në kuotën e pikëve të plota.

Bardhezinjtë e nisën ndeshjen me kontrollin e topit, por hasën vështirësi për të krijuar raste të rrezikshme. Mundësia më e mirë e pjesës së parë erdhi nga Conceiçao, goditja e të cilit në minutën e 33-të u ndal nga shtylla.

Pas pushimit, Juventusi rriti ritmin dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 62-të. Nico Gonzalez goditi fuqishëm nga distanca dhe, pas devijimit të Troilos, topi përfundoi në rrjetë.

Parma reagoi duke kërkuar barazimin, por portieri Vicario ishte vendimtar me disa pritje, duke mbajtur portën të paprekur.

Në fund, Juventus vulosi fitoren. Koopmeiners, i aktivizuar pas dëmtimit të Cambiasos, shënoi në minutën e 88-të me një goditje diagonale, duke fiksuar rezultatin 2-0.

Pas ndeshjes i lumtur për 3 pikët u shfaq tekniku Luciano Spalletti: “Bëmë një ndeshje shumë serioze dhe të madhe. Krijuam shumë situata, edhe pse na mungoi konkretizimi”, tha ai. u ndal te merkatoja, duke konfirmuar nevojën për një mesfushor të ri.

“Duke parë vështirësitë shëndetësore të Thuram, kemi nevojë për një mesfushor. Marrëveshja që kishim planifikuar nuk u realizua, ndaj tani do të kërkojmë një tjetër profil”, deklaroi Spalletti.

Juventusi regjistron kështu fitoren e dytë në po kaq ndeshje dhe qëndron në krye me pikë të plota, ndërsa Parma pëson humbjen e dytë radhazi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: