Vjeshtë e artë për Leonardo Bonuçin. Kapiteni i Juventusit është takuar me drejtuesit dhe pasdite pa zyrtarizuar rinovimin e marrëveshjes deri në vitin 2024. Akordi me Fabio Paratiçin kompleton një nisje sezoni të shkëlqyer sepse pas dëmtimit të Xhorxho Kielinit, Bonuçi ka marrë përdore Juventusin dhe Italinë.

“Eshtë një ditë historike, e paharrueshme dhe një ëndërr që bëhet realitet për mua – ka shpjeguar mbrojtësi – Juventusi është shtëpia ime. Në fund të karrierës sime te Juventusi do të isha i kënaqur nëse në palmares do të kisha kompletuar serinë dhe me Champions League”.

Por jo vetëm Bonuçi. Te bardhezinjtë janë gati dhe dy konrtata të tjera. Ajo e portierit Shezni dhe e Kuadrados, që po shkëlqen si mbrojtës i djathtë te Juvja e Sarrit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb