Paulo Dybala rikthehet përpara kohe nga pushimet, argjentinasi pritet të zbarkoj në Torino këtë të premte, për të mësuar sa më shpejt të ardhmen e tij. Numri 10-të i “Zonjës së Vjetër” dëshiron të jetë sërish pjesë e Juves por klubi ka një tjetër ide: Dybala shihet si pjesë e paketës për të arritur tek sulmuesi i ri që Maurizio Sarri kërkon, Romelu Lukaku.

Star Sport
Star Sport

As “djajtë e kuq” nuk janë kundër një shkëmbimi të tillë, përkundrazi presin krahëhapur argjentinasin. Përballë këtij fakti edhe menaxheri i Dybalas, Jorge Antun, ka fluturuar drejtë Mançesterit për tu njohur me ofertën e United. Sipas “La Gazzetta dello Sport”: Dybala kërkon një pagë vjetore prej 10-12 milion euro ndërsa United për momentin i ofron maksimumi 8,5 milion euro.

La Gazzetta
La Gazzetta

Të premten, Dybala pasi të takohet me trajnerin Sarri do të zhvilloj dhe një takim me drejtuesit e Juves, takim ky nga i cili pritet të kuptohet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e argjentinasit por dhe të Lukakut. Nëse Dybala i thotë Po një transferimi të mundshëm tek Man.United atëherë Lukaku, ndryshe nga se mendohej, do të vesh fanellën bardhezi e jo atë ziklatër. Ndërmjet Lukakut dhe Juventusit është gjetur akordi, belgu pritet të përfitoj në Torino 9 milion euro plus bonuse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb