Juventus mori 6 pikë në dy ndeshjet e para të Botërorit të Klubeve, duke triumfuar ndaj Wydad dhe ndaj Al Ain. Sfida e fundit e grupeve është ajo ndaj City, pak ditë më vonë.

Portieri i bardhezinjve, Di Gregorio vlerësoi së fundmi në maksimum trajnerin e “Zonjës së Vjetër”, Igor Tudor.

“Trajneri është shumë i qartë për atë që dëshiron, kështu që në fushë gjen lojërat dhe distancat. Mendoj se e patë në këto dy ndeshje.

Pa i hequr asgjë dy ndeshjeve të para, City është një ekip i klasit botëror dhe është shumë i fortë. Ne të gjithë i njohim. Do të jetë një ndeshje që do të na bëjë të lumtur, është mirë të luash kundër këtyre ekipeve për të kuptuar edhe se në çfarë niveli je”- tha Di Gregorio.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb