I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Juventusit, Kenan Yildiz, foli për të ardhmen e tij.

Talenti turk shprehet se ndihet mjaft mirë në Torino dhe kjo është ajo që ka rëndësi për të.

“Jam i sinqertë, nuk po mendoj për këtë për momentin. Jam i lumtur me situatën dhe jam i interesuar vetëm të punoj për të mirën e ekipit. Nuk flas për para, dua të jap gjithçka në fushë.

A ka John Elkann ndonjë kritikë për mua? Folëm pak, e di që ai e vlerëson mënyrën se si luaj. Ai është një person i mirë, madje më shkroi një mesazh të mrekullueshëm ditët e fundit, ishte shumë i këndshëm”.

Kupa e Botës për Klube “-Janë ndjesi të çmendura. Ndihesh i rëndësishëm kur përjeton këto emocione, por mendimi im i vetëm është të qëndrojmë të fokusuar  në objektivat tanë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb