Gleison Bremer është duke u përgatitur për të rinovuar kontratën me Juventusin. Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, marrëveshja mes mbrojtësit brazilian dhe “Zonjës së Vjetër” tashmë duket afër.

Bëhet fjalë për një akord që pritet të jetë i vlefshëm deri në 30 qershor 2028, pra me gjasë do të ketë zgjatje të bashkëpunimit për një vit, pasi kontrata aktuale skadon në vitin 2027.

Për Bremer do përmirësohen edhe kushtet ekonomike, me mbrojtësin që aktualisht mbrojtësi përfiton 5 milionë euro neto në vit. Mungon vetëm firma, e cila do të arrijë në javët në vijim. Braziliani ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon. Për të është edicioni i dytë në Torino, ndërsa më parë ka luajtur skuadrën tjetër të të njëjtit qytet.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: