Thiago Motta mund të konsiderohet praktikisht trajneri i ri i Juventusit. Ish tekniku i Bolonjës duket se ka zgjidhur edhe detajet e fundit me drejtuesit bardh e zinj, ndaj që ditën e sotme pritet të hedh të zezën mbi të bardhë, për të marrë drejtimin e torinezëve.

Motta do të firmosë për tre vite, deri në Qershor 2027, me një pagë prej 4 milionë euro plus bonuset, për arritjen e objektivave.
Menjëherë sapo të zyrtarizohet tekniku Motta do të nisë nga puna për të projektuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, ku fillimisht do të nisë nga rinovimet e kontratave për lojtarë si Chiessa dhe Rabiot, e më pas të mendojë për të forcuar skuadrën. Di Gregorio shihet si me i avantazhuar, pas lamtumirës, që mund të vijë shumë shpejtë nga Szczesny, ndërsa në mbrojtje pëlqehen Calafiori i Bolognës dhe Kiwior i Arsenal. Në mesfushë dy emrat më të spikatur deri tani për t’u veshur bardh e zi janë: Koopmeiners i Atalantës si dhe Douglas Luiz i Aston Villa-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: