Një sfide formash të nxehta dhe dashurie. Do të jetë kjo ndeshja e të Shtunës mbrëma mes Juventusit dhe Napolit. Edhe formacioni i Wags është gati dhe duke pasur parasysh që luhet në prag të San Valentinos e bën më të nxehtë këtë ndeshje.
Taka të holla dhe shumë seksi, në stolat e stadiumit do të luhet edhe për format.

Në portë gara do të jetë mes Lady Buffon, nënës së re Iliaria D’Amico, dhe Lady Reina, ose Yolanda Ruiz.
Në mbrojtje Martina Zoev, bashkëshortja e bardhë e ziut Leonardo Banucci dhe Alicia Roig, bashkëshortja e Raul Albiol.
Në fushë edhe Antonella Cavalieri, e fejuara e Paulo Dybala dhe Frederica Pignotti, e Stefano Sturaro për Juven.
Martina Franova Hamsik ose Marta Ponsati, bashkëshortja e Jose Callejon, për Napolin. Dhe për ta bërë atmosferën më të nxehtë zbret në fushë edhe Marika Fruscio, e cila do të jetë e gatshme të zhvishet për cdo gol të Napolit të saj.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: