Pogba mbetet një çështje e hapur në Torino, një çështje që po bezdis pafund drejtuesit e klubit pasi rikthimi i francezit në Torino vijon të jetë një makth. Pas dëmtimeve të njëpasnjëshme, Pogba rezultoi pozitiv me testin anti-doping, një goditje e rëndë që vendos në dyshim të fortë karrierën e tij. Ndryshe nga se mendohej në fillim, Pogba do t’i nënshtrohet testit B më 5 tetor, e jo me 20 shtator.

Pogba
Pogba

Testi B do të jap përgjigjen përfundimtare për këtë çështje, nëse edhe testi B rezulton pozitiv, Pogba rrezikon të pezullohet nga 2 deri në 4 vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: