Një nga dy objektivat kryesorë të Juventusit për merkaton e dimrit është padyshim t’i sigurojë Luciano Spallettit zëvëndësuesin e Yildiz.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, një nga emrat që qarkullon më së shumti është ai i Federico Chiesa-s. Pas vetëm një viti e gjysmë, Chiesa mund të jetë protagonisti i një rikthimi sensacional në Torino.

Sipas Tuttosport, bardhezinjtë janë gati të bëjnë një lëvizje vendimtare në orët e ardhshme, me qëllim bindjen e Liverpool për të lënë të lirë lojtarin.

The Reds duket se janë të gatshëm të pranojnë një largim në mënyrë të përhershme, me shpresën për të përfituar 12 milionë eurot që shpenzuan 18 muaj më parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb