Pavarësisht një sezoni jo të mirë, Juventus është gati për një hap të rëndësishëm përpara në Evropë, veçanërisht për sa u përket të ardhurave.
Klubi i Juventus do të ngjitet në vendin e katërt në renditjen historike të UEFA-s, atë të bazuar në paraqitjet e 10 viteve të fundit, duke kaluar Chelsean dhe Atletico Madrid dhe duke siguruar të ardhura të mira për sezonin e ardhshëm prej rreth 33 milionë euro.
Në bazë të kësaj renditjeje, UEFA shpërndan 600.6 milionë euro në raport me pozicionin e çdo klubi, duke e ndarë shifrën në “koeficiente aksionesh” prej afërsisht 1.2 milionë euro.
Skuadra e fundit në renditje do të marrë vetëm një pjesë të koeficientit, të cilit me rritjen e renditjes i shtohen aksionet e tjera në vendin e 32-të të të parëve në renditje (rreth 36 milionë euro).
Në sezonin 2021/22, Juventus ishte në vendin e gjashtë në renditjen dhjetëvjeçare të UEFA-s dhe për këtë fitoi 30.7 milionë euro, gati dyfishin e Milan, në vendin e 17-të. Me vendin e katërt në renditjen e sezonit të ardhshëm, pas Real Madrid, Bayern Munchen dhe Barcelonës, fitimet e Juventusit do të rriten në rreth 33 milionë euro.
(BalkanWeb)
