Periudha e huazimit te Juventus përfundoi dhe tashmë Alvaro Morata do të kthehet te Atletico Madrid. Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, Los Colchoneros nuk e kanë ndërmend të bëjnë ulje për kartonin e lojtarit. Nëse bardhezinjtë dëshirojnë ta blejnë përfundimisht spanjollin, duhet të derdhin në arkat e klubi të La Liga 30 milionë euro.

Ky operacion është i pamundur për ekipin nga Torino. Këta të fundit janë të detyruar të shesin, për të shpresuar më pas se do mund të plotësojnë kërkesat e Atleticos. Trajneri i Juventusit Allegri po pret informacione të reja nga tratativat,  të cilat padyshim japin efektin e vet në ndërtimin e skuadrës për sezonin tjetër.

Alvaro Morata, bashkë me Vlahovic, do ishin një dyshe sulmuese perfekte për edicionin e ri. A do t’i shikojmë sërish bashkë në repartin ofensiv? Vështirë të thuhet.

Yh
Yh

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb