Juventus shpreson t’i rikthehen 15 pikët nga penalizimi dhe kjo mund të ndodhë në Apelin e Kolegjit të Garancisë Sportive. Për këtë është i bindur edhe avokati Pierluigi Matera, i cili ka shkruar Kodin e Drejtësisë Sportive, duke folur për dënimin sportiv për fitimet kapitale.
“Ka një çarje në hetime, një qasje që nuk mund të qëndrojë ashtu siç ishte konceptuar. Më shumë sesa vetë përmbajtja e penalizimit, e cila nuk thuhet se është vendimtare, ka disa dyshime. Pas verifikimit fillestar të juridiksionit administrativ, tregon disa të meta”, – shpjegoi Matera, i cili tregoi edhe disa detaje që bëjnë juventinët të shpresojnë:
“Ka mbizotëruar sugjerimi, duke çuar në përfundime që nuk qëndrojnë, aq më tepër në kufijtë e ngushtë të një revokimi. Libri i Zi për shembull, ka emra, por është një fletë e thjeshtë shënimesh A4. Nuk mund t’i bashkosh një fletë të tillë, me një bilanc të protokolluar.” – sqaroi avokati i njohur.
Janë pak më shumë se 2 muaj deri në përfundim të Serie A, kohë e pamjaftueshme në marrjen e vendimeve përfundimtare, ndaj në kampin bardhezi situata është e paqartë jo vetëm për klubin, por edhe për trajnerin, futbollistët dhe aktorë të tjerë.
(BalkanWeb)
