Numri një i stolit të Juventusit, Lucciano Spalleti dha mendimin e tij pas barazimit pa gola ndaj Torinos.
“Kur përballesh me një kundërshtar që mbrohet me shumë lojtarë, duhet të rritësh cilësinë dhe shpejtësinë e qarkullimit të topit. Në këtë aspekt duhet të përmirësohemi, sepse nuk arritëm të krijonim lojë në nivelin që kemi. Duhet të punojmë më shumë për ta përkthyer dominimin në raste konkrete.
Tensioni- E njoh Coluccin prej shumë vitesh dhe i thashë që një prej lojtarëve të tij në stol bëri sikur do të na kthente topin, por nuk e bëri. Këto janë gjëra që nuk duhen, sidomos në një derbi. Por, po, janë situata normale që ndodhin në ndeshje me shumë emocione.”
