Trajneri i njohur, Thiago Motta foli për mediat, pasi u shkarkua nga pankina e Juventusit.
“Kam jetuar momente intensive, gjithmonë me vendosmëri maksimale dhe dëshirë për të përmirësuar çdo ditë. Falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë të jem pjesë e këtij klubi të madh, drejtuesit dhe tifozët për mbështetjen ndaj punës sime”.
“Juventusi do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe uroj klubit të mirën për të ardhmen”, ka thënë Motta.
