Jo vetëm humbje e merituar, e para pas 30 ndeshjesh në kampionat dhe kupë për “Zonjën e Vjetër”, por ajo që alarmoi edhe më shumë sesa eliminimi ishte dëmtimi i Xhorxho Kielinit.

Kapiteni i Juventusit u detyrua të largohej në minutën e 25-të dhe që pas atij momenti erdhi dhe batareja e golave të të zotëve të shtëpisë.

Me Bonuçin në infermieri, Benatia që u largua në Katar dhe Kaseres që ka mbërritur në Torino pak orë më parë, Alegri u detyrua të akrtivizojë në qendër të mbrojtjes De Shiljon, çka lejoi Zapatën të “masakrojë” mbrojtjen bardhezi falë dhe gafave të njëpasnëjshme të mbrojtësit të krahut të djathtë. Sfida me Atletikon është në prag.

Drejtuesit dhe tifozët kanë qenë dukshëm të alarmuar nga gjendja e bardhezinjve në fushë, aq sa kanë kërkuar menjëherë zëvendësues për Kielnin në merkato. Por lajmet e ardhura së fundmi kanë qetësuar të gjtihë. Kielini do të mungojë vetëm dy javë dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Atletikos në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb