Juventusi rikthehet në fushë pas dy ditëve pushim të dhënë nga Massimiliano Allegri, pas barazimit me Genoan në ndeshjen e javës së 29-të të Serisë A. Shumë prej lojtarëve janë të grumbulluar me kombëtaren, kështuqë tekniku Allegri është fokusuar tek të rinjtë.

Dusha Vlahovic, i cili nuk iu bashkua Përfaqësueses së Serbisë për shkak të dhimbjeve të shpinës, ka bërë punë të diferencuar. Vazhdon rikuperimi edhe për Carlos Alcaraz dhe Arkadiusz Milik.

Pas impenjimit të Kombëtareve, kalendari i Juves është mjaft i ngjeshur. “Zonja e Vjetër” do të përballet dy herë kundër Lazios (një herë për kampionat dhe një herë për kupë), e më pas do të sfidojë Fiorentinën në Serie A.  Juventus synon një vend që të dërgon në Champions League.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: