Dukej se Juventusi do të humbiste edhe francezin Pol Pogba, në ndeshjen e kthimit që do të luhet sot në “Vestfalen Stadion” të Dortmundit, takim ky i vlefshëm për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Kampionët e Italinë e kanë fituar ndeshjen e parë në Torino me rezultatin 2-1, por në atë përballje humbën mesfushorin Andrea Pirlo, ndërsa deri në orët e paradites së djeshme, edhe talenti francez ishte në dyshim për prezencën e tij në fushë.

Megjithatë, në stërvitjen përpara fluturimit për në Gjermani, Pogba është stërvitur njësoj si shokët e tij, duke qetësuar tifozët e pranishëm në Vinovo. Sa i takon mënyrës së lojës, pritet që të Alegri të luajë me skemën 3-5-2, ndonëse në stërvitjen e fundit përdori 4-3-3. Sa i takon vijës së parë të sulmit, nuk ka asnjë dyshim: do të jetë dyshja Morata-Tevez.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: