Opozita kundërshtoi projektligjin e propozuar nga qeveria për Institucionin e Prefektit i cili parashikon t’i japë atij kompetenca shtesë, duke kontrolluar pushtetin vendor.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi nga foltorja e Kuvendit kritikoi qeverinë duke deklaruar se e ka kthyer Prefektin në institucion pensionistësh, ndërsa vuri në dukje se funksionimi i këtij institucioni ka pikëpyetje dhe roli i tij është bërë i papërfillshëm.

“Sipas ligjit, një nga përgjegjësitë e Prefektit është raportimi se çfarë bëjnë institucionet e qeverisë qendrore, të vendosura në çdo bashki. P.sh çfarë bën zyra lokale e tatimeve? Fjala vjen në Tiranë. A ka shqetësime nga qyetarët për korrupsion? Për trajtim të padrejtë? Për gjobëvënie? Ka ngritur ndonjëherë prefekti të tilla shqetësime? Apo akoma më keq, a e ka ushtruar ndonjëherë këtë kompetencë? Po në hipotekë? A ka korrupsion aty? Jam kurioze psh, çfarë ka raportuar Prefekti i Vlorës për gjendjen skandaloze në hipotekën e Vlorës, ku kanë dhënë dorëheqjen deri tani 12 drejtorë për vetëm një arsye: grabitje pronash në Vlorë, Himarë, Sarandë e deri në Butrint. Pra, në plazhet dhe zonat më ekskluzive të vendit. Po aq kurioze jam të di si e ka përmbushur rolin e vet ligjor prefekti i Shkodrës. Ka raportuar ai në qeveri se çfarë bën policia, fjala vjen në Shkodër? A Ka lidhje me krimin dhe me bandat? E ka raportuar mbjelljen e kanabisit? A kanë shqetësim qytetarët që qeveria ka larguar çdo institucion kryesor nga Shkodra drejt bashkive të tjera të qarkut? Jam e sigurtë, se përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të jenë negative. Sepse Prefekti është kthyer në një institucion pensionistësh, që nuk bëjnë asgjë në shërbim të komunitetit. Marrin një emërim nga qeveria, bëhen pjesë e klanit që i emëroi dhe këtu nis e përfundon detyrimi i tyre shtetëror, politik, qeverisës“, u shpreh deputetja e PD.

Gjithashtu, Çupi theksoi se përmes ndryshimeve ligjore te institucioni i prefektit qeveria synon të krijojë vende të reja pune për patronazhistët. Deputetja demokrate shkon edhe më tej kur propozon shkrirjen e Prefektit me argumentin se institucioni ka dështuar.

“Ligji vërtet nuk i jep prefektit kompetencat e nevojshme në mënyrë të plotë për të ushtruar mandatin si përfaqësues i qeverisë. Por kam një sugjerim! Mos e arnoni ligjin me kotësira të pazbatueshme, qesharake dhe antikushtetuese. Ndoshta, ka ardhur koha ta heqim prefektin si institucion. Është një dështim po aq i madh sa edhe kjo qeveri!”.

Pjesë nga fjala në Kuvend

Sot kemi në parlament një nga projektligjet më qesharake, por dhe po aq antikushtetues, që kemi diskutuar ndonjëherë! Bëhet fjalë për ligjin që rregullon kompetencat e Prefektit. Për qytetarët që na ndjekin, prefekti përfaqëson qeverinë pranë pushtetit lokal, por, në të vërtetë kurrë nuk ka patur rolin e një institucioni me autoritet domethënës në qark. Edhe përpjekja e sotme nuk bën asgjë tjetër, përveçse sjell në vëmendje sesa i panevojshëm dhe me sa shumë shpenzime të panevojshme është kthyer roli i prefektit të qarkut.

Sipas ligjit, një nga përgjegjësitë e Prefektit është raportimi se çfarë bëjnë institucionet e qeverisë qendrore, të vendosura në çdo bashki. P.sh çfarë bën zyra lokale e tatimeve? Fjala vjen në Tiranë. A ka shqetësime nga qyetarët për korrupsion? Për trajtim të padrejtë? Për gjobëvënie? Ka ngritur ndonjëherë prefekti të tilla shqetësime? Apo akoma më keq, a e ka ushtruar ndonjëherë këtë kompetencë? Po në hipotekë? A ka korrupsion aty? Jam kurioze psh, çfarë ka raportuar Prefekti i Vlorës për gjendjen skandaloze në hipotekën e Vlorës, ku kanë dhënë dorëheqjen deri tani 12 drejtorë për vetëm një arsye: grabitje pronash në Vlorë, Himarë, Sarandë e deri në Butrint. Pra, në plazhet dhe zonat më ekskluzive të vendit. Po aq kurioze jam të di si e ka përmbushur rolin e vet ligjor prefekti i Shkodrës. Ka raportuar ai në qeveri se çfarë bën policia, fjala vjen në Shkodër? A Ka lidhje me krimin dhe me bandat? E ka raportuar mbjelljen e kanabisit? A kanë shqetësim qytetarët që qeveria ka larguar çdo institucion kryesor nga Shkodra drejt bashkive të tjera të qarkut? Jam e sigurtë, se përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të jenë negative. Sepse Prefekti është kthyer në një institucion pensionistësh, që nuk bëjnë asgjë në shërbim të komunitetit. Marrin një emërim nga qeveria, bëhen pjesë e klanit që i emëroi dhe këtu nis e përfundon detyrimi i tyre shtetëror, politik, qeverisës.

Jam e bindur se askush nuk e di sesi e përmbush prefekti përgjegjësinë e tij ligjore për të kontrolluar dhe për të monitoruar zbatimin e politikave të qeverisë në nivel qarku për sektorët e bujqësisë, për shëndetësinë, për arsimin, përkrahjen sociale, turizmin, kulturën. Nuk e dimë për faktin e thjeshtë se nuk ekziston! Cili prefekt ka ngritur këto 10 vjet shqetësimin se klasat janë boshatisur nga nxënësit? Se Spitalet nuk kanë mjekë, infermierë, pajisje. Se fermerët janë në pikë të hallit dhe se fondet e qeverisë dhe te Bashkimit Europian vidhen nga vete qeveria?!

Po e lëmë sërish me pyetje, sepse ju e dini shumë mirë që përgjigja është negative. Dhe për ta aktualizuar akoma më shumë me një pyetje tjetër, që besoj e bën çdo shqiptar. Sa raste korrupsioni të zyrave të qeverisë ka raportuar prefekti në SPAK? Ju që mbani flamurin e drejtësisë së re me fjalë, se me vepra bëni zero akte, mund të më jepni një përgjigje? Kryetari i Prokurorosë së Posaçme Antikorrupsion ngriti alarmin disa ditë më parë për mungesë e referimeve të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar nga instotucionet shtetërore. Një rënie drastike me 40%. Jeni bërë si ajo barsaleta kur pyetet njëri: a ke bërë ndonjë udhëtim? Dhe ai i përgjigjet: Vjet 1, sivjet më rrallë. Kaq është dhe kontributi juaj në luftën kundër korrupsionit. Zero!

Sot janë nën hetim apo të dënuar 23 kryetarë bashkish. Ka ndonjë rol Prefekti këtu? Zero kallëzime! Zero kontribut për luftën antikorrupsion. Zero kontribut për komunitetin! Ju po sillni sot disa ndryshime në projektligj që e bëjnë qesharak prefektin dhe e shndërrojnë në shpërndarës të dekoratave në emër të qeverisë. Pse ky është problemi sot në prefektura? Ç’i duhet prefektit të dijë ndryshimet që bëjnë institucionet, kur ai s’ka asnjë autoritet mbi askënd? Keni Kopjuar ligje nga vende të tjera pa asnjë efekt këtu. Është antikushtetues përcaktimi në ligj se me propozimin e prefektit pranë njësive të qeverisjes vendore ngrihen këshilla të sigurisë publike për kryerjen e funksioneve të veçanta për rendin dhe sigurinë publike në komunitet. Pas kësaj krijohet një Këshill Kombëtar në Komunitet pranë bashkive dhe rregullat e tij i përcakton qeveria.

Këto ndryshime nuk mund të jenë pjesë e këtij ligji që kalon me shumicë të thjeshtë votash. Duke qenë se kjo çështjet prek bashkitë, përcaktimi duhet bërë në ligjin për qeverisjen vendore, i cili kërkon shumicë të cilësuar. Nuk mundet që prefekti, pra qeveria, të detyrojë pushtetin lokal të krijojë dhe të ngrejë organizma, komitete, grupe pune. Për më tepër një organizëm i pushtetit lokal nuk mund të ketë rregulla që i përcaktohen nga qeveria. Kjo tregon mentalitetin e rrezikshëm tuajin për të kontrolluar çdo pushtet, edhe kur pushtetin lokal e qeverisni ju në masë absolute!

Kjo përbën sëmundjen më të rrezikshme të kësaj qeverie, e cila synon të kontrollojë dhe nuk lë të marrë frymë asgjë dhe askush pa lejen e saj! Ka edhe disa ndryshime të tjera po aq të kota. Prefekti- thoni ju- i kërkon mbështetje agjencisë së mbrojtjes civile me kërkesë të bashkive. Po pse u dashka dhe një hallkë në mes të komunikimit mes institucioneve? Pse edhe një burokraci tjetër? Në propozimin tuaj, prefekti duhet të koordinojë forcat e armatosura në rast emergjencash civile. Prefekti as nuk ka aftësinë, as dijen, as stafin e duhur për ta bërë këtë. Këto janë ndryshime fiks siç i thonë shprehjes “me u gjind Kola në punë”. Ose keni ndërmend të shtoni vende të tjera pune për patronazhistët tuaj, duke fryrë akoma më tej administritën para zgjedhjeve. Ka vetem një fjali që qendron në materialin që keni dorëzuar në Kuvend. Ligji vërtet nuk i jep prefektit kompetencat e nevojshme në mënyrë të plotë për të ushtruar mandatin si përfaqësues i qeverisë. Por kam një sugjerim! Mos e arnoni ligjin me kotësira të pazbatueshme, qesharake dhe antikushtetuese. Ndoshta, ka ardhur koha ta heqim prefektin si institucion. Është një dështim po aq i madh sa edhe kjo qeveri!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb