Ish-deputeti Ralf Gjoni, i ftuar në emisionin “Oponencë”, foli për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga Irani, duke patur parasysh se kemi elementë të opozitës iraniane në vendin tonë.

“Më kanë konfirmuar që në mënyrë të natyrshme që çdo ushtarak i NATO-s është në gjendje alerti. Gabim që nuk është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Duhet një analizë e risqeve. Do mblidhet në ditët në vijim. Mund të ketë sulme të tjera”, tha Gjoni.

Ralf Gjoni: Ne duhet të jemi në alert dhe duhet të shohim të gjitha opsionet se si do të reagojmë. Ne presim NATO-n, nëse do të ketë ndonjë situatë në Evropë. Ne kemi vetëm 2 avionë dhe njëri është në riparim.

Nuk e besoj se një vend si Irani të gjunjëzohet në tutelën ndërkombëtare. Ajo që mund të ndodhë mund të jetë ndryshimi i një regjimi. Por nuk besoj se një biznes në Iran do të ndalonnte se bëri biznes me Kinën.

Ne duhet të mendojmë sikur Shqipëria rrezikon shumë dhe në një bisedë më pyetën çmendon dhe një skenar që dhashë imagjinoni që një seri raketash nisën në Shqipëri. Ne jemi target për Iranin.

Na ka përmendur Khameini, ishte një nga njerëzit më të këqinj më të ndyrë me atë çka i ka bërë atij popullit dhe atë që i ka bërë vajzave dhe grave iraniane.

Jemi një vend armik për Iranin. Ndërkohë kemi elementë të opozitës iraniane në vendin tonë, MEK problematik. Ka arsye për të sulmuar Shqipërinë. Turqia nuk do e lejojë. Nuk ka një rrezik iminent. Duhet vepruar sikur rrezikun e kemi pas dere. Më kanë konfirmuar që në mënyrë të natyrshme që çdo ushtarak i NATO-s është në gjendje alerti. Gabim që nuk është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Duhet një analizë e risqeve. Do mblidhet në ditët në vijim. Mund të ketë sulme të tjera.

Nuk dimë ende objektivat e SHBA dhe Izraelit. Izraeli po gjunjëzon një armik historik si Teherani. Amerikan besoj ka një lloj konfuzioni dhe o e ekspozon në deklaratat e ndryshme. Po goditet sistemi i regjimit. Duhet 4-5 javë sipas Trump, por mendoj se do shkojë më tej. Duhet të kuptojmë dinamikën e brendshme. Jo më shumë se 10% e mbështet regjimin. 80 e më tepër nuk janë të kënaqur me këtë regjim dhe duan ikjen e Ajatollahëve. Regjimi aktual erdhi në fuqi në 79, nga paraardhësi.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb