Ceo i Acromax, Aldor Nini ka prekur problemin e klikimeve fake të këngëtarëve në Youtube.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh se nga monitorimi dalin çdo ditë klikime false, mes të cilëve përfshihet edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Pjesë nga biseda në studio:
Aldor Nini: Kemi edhe njerëz që u ka ardhur dita të fitojnë 2 lekë më shumë blejnë një makinë, apartament dhe kujtonë se prekin qiellin me dorë. Më parë kanë jetuar sot për nesër dhe sot harrojnë që muzika është e përkohshme, nëse nuk zhvillohen më tej do të marrin fund.
Nisida Tufa: Cila këngë po bën namin për momentin?
Aldor Nini: Albani Noizy dhe Angela Peristeri. Nga monitorimi na dalin çdo ditë klikime fake përfshirë edhe Dafina Zeqirin. Kanë klikime nga Vietnami.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb