Ardit Bido, deputeti i zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit në Vlorë, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës lidhur me një dokument të supozuar të falsifikuar. I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, Bido i konsideroi këto sulme si pjesë e një fushate përbaltjeje pa asnjë bazë faktike.
“Struktura e PS-së bëri një punë të shkëlqyer dhe është kënaqësi që t’i ritakosh dhe falënderoj qytetarët për besimin që na dhanë për Partinë Socialiste. PS në Vlorë arriti një rezultat historik me nëntë mandate” tha Bido, duke theksuar se PS kërkon një politikë ndryshe.
Deputeti PS-së tha se Sali Berisha dhe Flamur Noka, po bëjnë fushatë shpifjesh me qëllime politike. Ai theksoi se ky lloj komunikimi politik duhet të marrë fond dhe shpreson për një ndryshim të etikës politike duke nisur nga shtatori i 2025.
Ardit Bido, deputet i zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit: Struktura e PS-së bëri një punë të shkëlqyer dhe është kënaqësi që t’i ritakosh dhe për besimin që na dhanë qytetarëve për Partinë Socialiste. PS në Vlorë arriti rezultat historik me nëntë mandate. Qytetarët shqiptarë duan politikë ndryshe, duke shmangur sulmet personale të pabazuara. Fatkeqësisht, opozita nuk e ka kuptuar dhe prandaj opozita është në këtë gjendje. Opozita vijon të bëjë akuza të pabaza. Sulmi i Berishës apo Flamur Nokës më vonë ndaj meje është një rast i tillë. Është pjesë e përbaltjes, është pjesë e politikës për të hedhur balto ngado.
Arkivat i kam drejtuar për nëntë vite dhe ata insuojnë për një dokument që është i dixhitalizuar nga viti 2001, kur unë kam qenë 14 vjeç, kur kryeministër në këtë vend ka qenë një aleat i tyre. Shpifja dhe përbaltja është shumë e dukshme. Politika shqiptare është mësuar me idenë që shpif e shpif se diçka do ngelet. Shpresoj që në Shqipëri politika të ndryshojë shumë në etikë duke nisur nga shtatori i vitit 2025.
