Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë për një “gjenocid ndaj mediave”, pas sulmit ndaj News24 dhe mediave të tjera BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare e Radio RASH. Në një intervistë për News24, ai deklaroi se sulmet ndaj medias synojnë mbylljen e fjalës së lirë.
Sipas tij, tentativa për mbylljen e News24 lidhet me denoncimet e aferave korruptive nga kjo media.
Deputeti i PD Klevis Balliu: Është bërë gjenocid ndaj mediave. Qeveria kërkon që të mbyllet fjala e lirë. Kjo qeveri do që të mbyllet fjala e lirë, që të vijojë korrupsionin. Kur denoncon afera monstruoze, qeveria mbyll media.
Nuk u sulmuan vetëm godinat e News24, por fjala e lirë. Programi i Ramës është që të fusë në burg njerëz që kritikojnë qeverinë. Për sa kohë Rama është kryeministër, nuk ka integrim në BE.
(BalkanWeb)
