Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me komisionerin Varhelyi, komentoi deklaratën dhe kërkesën e presidentit ukrainas, Zelensky për të prodhuar sëbashku armë.

Por a i ka kapacitetet Shqipëria për të prodhuar armë? Rama theksoi Shqipëria nuk ka industri prodhuese ushtarake të prodhimit të armëve, ndërsa shtoi se po punojnë për të lidhur një marrëveshje të tillë.

Kreu i qeverisë nënvizoi mes të tjerash se duhet të investohet në mbrojtje.

“Patëm një samit të mirë dhe zhvilluar diskutime të mira mes presidentit Zelensky dhe të tjerëve. Ai samit tregoi diçka që është e rëndësishme, që të gjithë ishin këtu. Rajoni, ishte larg duave të Rusisë. Si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së, e gjithçkaje. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi në dispozicion. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur. Të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër. Presidenti Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po. Jo vetëm Shqipëria. Ky është proces. Ne e dimë që duhet të investojmë në mbrojtje. Gjithçka që mund të bëjmë në këtë drejtim, do ta bëjmë. Do e bëjmë me aleatët. Pjesa tjetër është e natyrshme.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb