Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar situatën politike dhe protestat e opozitës, duke folur për një krizë të dyfishtë që, sipas tij, po kalon vendi.

Goci u shpreh se në Shqipëri ekziston një krizë e thellë shoqërore, e cila potencialisht mund të çojë në shpërthim protestash, por theksoi se paralelisht ka edhe një krizë përfaqësimi që po e pengon këtë energji të materializohet në një lëvizje të organizuar.

“Shoh një krizë të madhe shoqërore që mund të shpërthejë në protestë, por ka krizë përfaqësimi që nuk e lejon të shpërthejë”, deklaroi ai.

Sipas Gocit, në raste të tilla, ose lind një alternativë e re politike, ose forca më e madhe opozitare duhet të përballet me një transformim të brendshëm të thellë. Ai u ndal veçanërisht te Partia Demokratike, për të cilën tha se ndodhet në një moment kritik.

“PD ka vetëm një shans: të shkatërrojë veten e vet. Vetëm në atë moment ka mundësinë të nisë diçka të re. Në çdo situatë tjetër, PD është e mbaruar”, u shpreh pedagogu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb