Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj.
Vendimi për rrëzimin e PD u mor me votat e deputetëve të PS, ku 9 anëtarët votuan kundër kërkesës, ndërsa 5 të PD ishin pro.
7 shkeljet që opozita pretendon se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj:
Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës
Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë
Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore
Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’
S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025
Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve
I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private.
