Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur konferencën e tij për shtyp në lidhje me sulmin e kryer ndaj Venezuelës dhe kapjen e presidentit të saj, Nicolas Maduro.
Ai u shpreh se Maduro dhe bashkëshortja e tij do të përballen me akuzat e drejtësisë amerikane për kryerjen e narkoterrorizmit ndaj SHBA-ve.
Trump theksoi se operacioni amerikan ishte një gjë e mrekullueshme dhe se asnjë prej trupave të përfshirë në këtë aksion nuk u vra dhe asnjë pajisje ushtarake nuk u humb.
