Razak Abalora është pa ekip, që pasi mbylli bashkëpunimin me Zhenis. Portieri nga Gana kujtohet në Shqipëri, për eksperiencën me Elbasanin gjatë edicionit të kaluar.

29-vjeçari largohej në prillin e vitit të kaluar, sapo u mbyll sezoni për verdheblutë. Madje ishte një ndeshje me Laçin në transfertë gjatë muajit mars, që sillte pezullimin. Kështu nuk u përfshi në skuadër për gjashtë javët e fundit.

Elbasani ndërkohë i besoi një tjetër portieri të huaj për këtë sezon. Bëhet fjalë për çekun Martin Janaçek.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb