Aktori Bujar Kapexhiu ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke ngritur akuza të forta për korrupsionin dhe abuzimet në administratë.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kapexhiu e përshkroi situatën si një periudhë me “abuzime të jashtëzakonshme” dhe “korrupsion galopant”.
Kapexhiu tha se, sipas tij, korrupsioni është kthyer në një fenomen të dukshëm edhe në marrëdhëniet e qytetarëve me administratën.
Ai e lidhi përkeqësimin e kësaj situate me periudhën pas ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet, ndërsa kritikoi edhe përzgjedhjen e disa anëtarëve të qeverisë.
“Ka abuzime të jashtëzakonshme një korrupsion galopant që nuk ka qenë kurrë ndonjëherë. Unë kam qejf t’i them si hajdutllëk. Është e pamundur që kur shkon në ndonjë zyrë, nuk të shesh në fytyrë, por në duar ke apo nuk ke. Por kjo gjendje ka ardhur gradualisht duke u rritur që më ardhjen e PS më shumë . Të majtët mbahen në të gjithë botën, kriminelë, mashtrues , hajdutë. Se përse ndodh nuk e di. Ka edhe sot ministra që janë jashtë profesionit të tyre dhe ndaj janë kot në ato vende”, tha mes të tjerash ai.
