Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp se brenda partisë ka nisur debati në bazë, si dhe janë krijuar grupe pune me qëllim forcimin e saj.

Sipas tij në PD do bëhet një diskutim me synimin kryesor forcimin e partisë për “betejën përfundimtare me narkoregjimin”.

Ai theksoi se është i vetëdijshëm se demokratët e presin këtë, ndërsa shtoi se i garanton anëtarët dhe mbështetësit e PD se do të angazhohen në një proces të fuqishëm ringritjeje të partisë.

Berisha: Zgjedhjet në Shqipëri u damkosën sic janë. Terrori dhe dhuna ndaj pluralizmit mori ndëshkimin që meritoi, narkoshteti shqiptar u shpall rrezik për rajonin dhe Evropën. Unë garantoj dhe ka filluar debati në bazë, janë krijuar grupet e punës është formuluar udhëzuesi dhe në bazë të tij në PD do bëhet një diskutim me snimin kryesor forcimin e partisë për betejën vendimtare kundër narkoregjimit.

Jam plotësisht i vetëdijshëm se demokratët e presin këtë, por te demokratët shkohet tani me ato që thashë. Zgjedhjet për fat të mirë u arrit të mos ndryshojë raporti, për të mos thënë që qeveria e SHBA jo vetëm që nuk dërgoi urim, por tha përmes zëdhënësit që ato nuk ishin zgjedhje të lira. I garantoj anëtarët dhe mbështetësit se do angazhohemi në një proces të fuqishëm ringritje për betejën me narkoshtetin,

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb