Richard Grenell, këshilltar i ish-presidentit amerikan, Donald Trump në emisionin “Real american’s voice” ka thënë se në kohën e Trumpit aq shumë kishte progres në dialogun Kosovë-Serbi sa që ishte hedhur si ide mundësia për largimin e forcave të NATO-s nga Kosova.

Grenell më tej theksonte se gjatë mandatit të Trumpit kanë arritur marrëveshje dhe ka pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi.

E lidhur me këto deklaratën dhe idenë për mundësinë e largimit të forcave të NATO-s nga Kosova për shkak të progresit në dialogun Kosovë-Serbi gjatë mandatit të Trumpit ka reaguar publicisti Veton Surroi.

Ai e quan demonstrim të pabesueshëm të paaftësisë së diplomacisë së Trumpit idenë e tërheqjes së forcave të NATO-s.

“Demonstrim i pabesueshëm i paaftësisë së diplomacisë Trump në negociatat Kosovë-Serbi, duke përfshirë duke luajtur me idenë e tërheqjes së forcave të NATO-s nga Kosova në këmbim të fluturimeve me kosto të ulët të Lufthansa ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit… Dëshpëruese…”, shkruan Surroi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb