Kreu i PD Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp foli në lidhje me zhdukjen e ish zyrtarit të lartë të AKSHI, Daniel Shima, për një periudhë prej rreth 10 orësh, ku nuk kishte asnjë kontakt me familjen. Episod që vjen pas një mesazhi të cilin Shima ia nisi partneres së tij, se po e arrestonin.
Berisha renditi dyshimet mbi atë që mund të ketë ndodhur me ish-zv/drejtorin e AKSHI, ndërsa u ndal edhe te Gerond Meçe dhe lidhjen e tij me tenderat të fituara në mënyrë të paligjshme, mes të cilave të lidhurave edhe me AKSHI.
“Ju, shqiptarët e dinë, se regjistrime ambientale, çka do të thotë regjistrime në tavoline, të një bisede të Gerond Meçes, njeriut që ka fituar 46 milionë euro tendera, me të famshmen kompani ABS, tendera sekrete, tendera pa garë, dhe janë vërtetuar 800 transaksione nga Thesari i Shtetit, në një bisedë me një person tjetër në një mjedis, personi tjetër i kërkon Gerond Meçes mbështetje për ët fituar tendera në AKSH, ku aty përflitet se tenderat i përcakton baxhanaku i Edi Ramës, kunati i Linda Ramës, Armand Fangu, madje thuhet se vetë Linda ka bërë takime me prokurorin Mara që po hetonte dosje të Armand Fangut.
Pra, Shima ishte një person në qendër të ciklonit.
Ishte personi që dinte çdo gjë për Fangun, për Meçen, por dinte gjithçka tjetër edhe për dy zonjat aty, njëra është famozja Mirlinda, kurse tjetra është fiks motra e Ergys Agasit, e këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Ballkanit.
Ajo është drejtoresha juridike e AKSHI-t”, tha ai.
(BalkanWeb)
