Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar për zjarrin që ka përfshirë Delvinën gjatë mbrëmjes së sotme.
Berisha u shpreh se zjarri ka përfshirë dy mëhalla në qytetin e Delvinës. Ai shprehet se nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri për të ndaluar ngjarjen. Sipas tij, ka pasur madje edhe shpërthime granatash.
Postimi i kreut të PD Sali Berisha:
Delvina në flakë!
Delvina po përjeton tmerr! Po digjen lagjja Llakë dhe Xhetmahall. Ka shpërthime granatash! Nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri për ta parandaluar paradite!
