Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, z. Eric Adams.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp Rama zbuloi detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre.
“Ka dëgjuar miqtë e tij shqiptar dhe unë për Shqipërinë. Diskutuam për atë që mund të bëjmë për turizmin dhe duke qenë se ka qenë kyc në vendosjen e disa linjave direkte të New York dhe vendeve të tjera, të shohim mundësinë e një nxitje ekstra në përpjekjet që po bëjmë për fluturime direkte me New York. Duke qenë shumë i interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën”, tha ai.
