“Ka vdekur koha kur prona ishte e partisë”, kështu u shpreh nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në një intervistë në News24 teksa komentoi aksionin e paligjshëm te “Prestige Resort”.

Vasili u shpreh se resorti i “Prestige” ishte krenari e asaj zonë, duke theksuar se nëpërmjet këtyre sulmeve, kanë për qëllim edhe t’i mbyllin gojën medias.

Ndër të tjera theksoi se reagimi duhet të jetë shumë i lartë, pasi shqiptarët sot po përballen me armiq të pronës së tyre.

“Turp t’u vijë atyre që nuk flasin,. Kur do të flasin, kur t’u vijë fadroma e Edi Ramës. Çfarë do të kërkojnë nesër? Solidaritetin tonë. “Hysenbelliu Group” është metafora e anti-ligjit që godet një biznes. Bukën e tyre nuk mund ta nxjerrin nga supa e qelbur e Edi Ramës, nuk mund të fshihet dot njeri vrimave. Unë që po e them nuk kam asgjë që më shqetëson në drejtim të pronave të mia, por nuk do të lodhem duke e thënë këtë gjë, sepse nuk mund ta lejojmë këtë situatë. Ky vend dhe çdo njeri ka nevojë të jetojë rehat. 90% e shqiptarëve e nxjerrin vetë bukën e tyre. Ata që marrin paratë e Ramës që rrëmbejnë miliona, por sot po goditet një biznes që i ka ndërtuar bizneset e tij vetë. Me klientët e qeverisë janë ndarë miliarda që e fusin këtë vend në një borxh të tmerrshëm,. Por për çfarë e mbyllin gojën sot këta, apo të hamë sa të hamë, të ndonjë kockë që u hedh ky…Ku ishte mesazhi këtu? Apo që ne jemi gati të shkatërrojmë dhe për të mbajtur propagandën time unë nuk kursej asnjë. Kushdo që mbyll gojën e them prapë të kenë turp. Janë karaktere të dobëta dhe u mjafton të hanë atë supën e qelbur. Por sot është sulmuar prona e çdo qytetari. Me kapuç të zi këta, njerëzit e shtetit. Ka vdekur koha kur prona ishte e partisë, ndaj dhe duhet të gjithë duhet të jenë në këmbë. Jam shumë dakord me atë që tha Hysenbelliu që më e rrezikshmja sot është një shtet i pasigurt”, tha ndër të tjera Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb