Futbollisti uruguaian Cristian Rodriguez i dha fund karrierës së tij si profesionist, vendim ky i marrë në moshën 37-vjeçare.

Edhe pse futbollisti nuk shkroi asnjë mesazh në rrjetet sociale, ai ndau mesazhe nga disa ish-shokët të skuadrës pas publikimit të lajmit.

Njëri prej tyre ishte kapiteni i Uruguait, Diego Godin: “Krenari dhe veçanërisht i vlerësuar për gjithçka që kemi ndarë së bashku. Ti më ke ndihmuar gjithmonë. Të uroj gjithmonë më të mirat”.

Nuk munguan disa fjalë as nga lojtari spanjoll Mario Suarez, me të cilin Rodriguez luajti me të gjatë kohës së tij në Atletico Madrid.

I lindur në Juan Lacaze në shtator 1985, Rodriguez filloi karrierën e tij profesionale në 2002 me ekipin e Penarol.

Më pas, ai shkoi te PSG (2005-07), Benfica (2007-08), Porto (2008-2012), Atletico Madrid (2012-15), Parma, Gremio (2015) dhe Independiente (2015-17).

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: