Avokatët e Komisionit Evropian kanë arritur në një përfundim se asetet e Bankës së Rusisë të ngrira në BE do të duhet t’i kthehen Rusisë pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë, njoftoi të enjten gazeta Die Welt, duke cituar një dokument të pabotuar të KE-së.

Asetet e Bankës së Rusisë nuk mund të transferohen në Ukrainë, thanë ekspertët e KE. “Ka vullnet politik, por barrierat ligjore janë të larta. Komisioni Evropian vjen në një konkluzion se asetet e ngrira nuk mund të preken pasi, kur të përfundojë lufta, ato do duhet të kthehen në Rusi”, shkruan gazeta.

KE sugjeroi po ashtu investimin e parave të ngrira të Bankës së Rusisë në bonot e qeverisë evropiane dhe përdorimi i interesit për pagesat në Kiev. Në të njëjtën kohë, shërbimi ligjor i BE-së nuk ka gjetur ende një përgjigje në pyetjen se çfarë të bëjë nëse BE-ja i humb këto fonde në një situatë të caktuar, shkroi Die Welt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb