Bilbil Kanani është një banor i qytetit të Cërrikut, që jeton në lagjen nr.2 të këtij qyteti.
Ai ka adresuar një shqetësim në redaksinë e emisionit “Tak Fak” në lidhje me një kabinë elektrike, me një transformator brenda që ndodhet në katin e parë të pallatit ku jeton me familjen. Bilbili thotë se sa herë digjet transformatori, duhet të durojë edhe aromën e minjve të shkrumbuar nga rënia në masë gjatë kontaktit me kabinën. Por kështu edhe zhurmën dhe lagështirën që vjen nga kjo kabinë.
“Tak Fak” bisedoi me inxhinerin elektrik Azmer Duleviç, i cili pasi pa videot e xhiruara nga ekipi i emisionit, u shpreh se pavarësisht se kabina është në katin e parë dhe ky nuk përbën një problem, ajo nuk është e izoluar apo e mbrojtur nga zjarri. Çka do të thotë se nga ana teknike nuk është në parametrat e duhur.
(BalkanWeb)
