Kuvendi i Kosovës ka votuar mbrëmjen e sotme formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të ri qeverisës, i njohur si “Kurti 3”.

Pas prezantimit të ekspozesë, paraqitjes së përbërjes së kabinetit qeveritar dhe diskutimeve nga përfaqësuesit e opozitës, deputetët kaluan në procesin e votimit për qeverinë e re.

Me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi kabinetin qeverisës të udhëhequr nga Kurti, i cili do të ketë në përbërje 19 ministri.

Ky është mandati i tretë qeverisës i drejtuar nga Kurti, ndërsa Kosova kaloi rreth një vit pa qeveri funksionale për shkak të bllokadave politike.

Mandati i ri, “Kurti 3”, nis nga 11 shkurti dhe pritet të zgjasë katër vite, në një periudhë kur qytetarët presin përmirësim të kushteve të jetesës dhe zhvillim më të madh ekonomik e social.

Kabineti i Albin Kurtit:

Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca;
– Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla;
– Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka;
– Ministër i Financave – Hekuran Murati;
– Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti;
– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci;
– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla;
– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu;
– Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia;
– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku;
– Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci;
– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani;
– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi;
– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli;
– Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja;
– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha;
– Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari;
– Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli;
– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq;
– Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb