Nga: ZONJA KATERINA
600-1 kg kungull të verdhë
1 – 1.5 filxhan oriz
½ filxhan sheqer
3 filxhan qumësht
1 filxhan ujë
100 gr rrush të thatë të bardhë
100 gr rrush të thatë të zi
1 lk turmerik
1 lk kripë
3-4 lgj gjalpë
Pastrojmë kungullin nga lëkura dhe pjesët e brendshme. Presim 5-6 fetëza që na duhen për shtresën e fundit të tenxheres dhe kungullin tjetër në kubikë të vegjël.
Marrim një tenxhere me fund të trashë, shtojmë 1 lugë gjalpë dhe shtrojmë fetëzat e kungullit, hedhim gjysmën e sasisë së orizit, shtojmë ½ e sasisë së kungullit në kubikë, gjysmën e sasisë së rrushit të thatë të bardhë dhe të zi. Më pas vendosim shtresën tjetër me oriz, kungull dhe rrush të thatë.
Ngrohim qumështin dhe ujin dhe i përziejmë me sheqerin, gjalpin, kripën dhe ia hedhim lart masës së përgatitur. E vendosim në zjarr të mbuluar me kapak dhe sapo të fillojë të formojë vrimëza në sipërfaqe shtojmë dhe 1-2 lugë gjalpë, shkrijmë turmerikun në ujë të ngrohtë dhe ia hedhim sipër. E lemë të mbuluar me pecetë kuzhine sa të ulet temperatura dhe më pas është gati për t’a konsumuar.
(Vila24/BalkaNWeb)
