DURRËS

Durrësi nuk do të ketë më një zyrë kadastrale, pasi ajo do të zhvendoset në Tiranë.

Burimet kanë bërë të ditur se shkak për transferimin janë bërë proceset e tejzgjatura dhe burokracitë në kadastrat e qyteteve bregdetare që kanë ardhur për shkak të konflikteve mbi pronësinë.

Për shkak të rëndësisë së informacionit, transferimi i arkivit me dosjet, regjistrat hipotekorë e çdo gjë tjetër është bërë i mundur me praninë e policisë.

Burimet bëjnë me dije se shërbimet do të vazhdojnë në Durrës për sqarime dhe aplikime.

Transferimi nga Durrësi në Tiranë është bërë me qëllim shmangien e kontaktit fizik me njerëzit dhe për t’i orientuar më shumë drejt aplikimit online.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb