Në mbledhjen e kryesisë së PD, kreu i PD-së, Sali Berisha dhe Ervin Salianji janë përfshirë në debat, ku shkak u bë përmendja e ish-kreut të PD Kavajë Hysen Kadiu.

Berisha, duke folur për njeriun më të votuar në Primaret, që nuk u fut në listat e sigurta të PD, tha se Kadiu iku në SHBA gjatë periudhës së fushatës. Por këtu ka ndërhyrë Salianji i cili tha se Kadiu ka zhvilluar fushatë në terren.

Berisha i është kthyer Salianjit duke e quajtur gënjeshtar, duke shkaktuar reagim direkt të Salianjit që i ka kërkuar ta tërheqë këtë fjalë.

Sali Berisha: Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë. Ia kam premtuar që do jetë në listë të sigurt, por s’e mbajta dot, por ai iku, ma ka thënë.

Salianji: Ka qenë në fushatë dhe ka foto të tij nëpër zona dhe duke bërë thirrje për fushatë për të votuar PD.

Berisha: Po gënjen, ai s’ka punuar.

Salianji: Edhe falë tij jemi 2800 vota para. Fjalën “gënjen” tërhiqe.

Berisha: Jo, nuk ka qenë.

Salianji: Të respektoj si kryetar partie, por fjalën “gënjen” tërhiqeni ose dal nga mbledhja.

Berisha: Ai më ka dërguar SMS vetë.

Salianji: Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Problemi qenka shqetësimi që kanë demokratët dhe jo vjedhjet e qeverisë. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë, por nëse doni për demokratët, ja e bëjmë. Do më keni me cel në dorë për të denoncuar këdo që bashkëpunon me qeverinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb